Operacioni për makinat luksoze pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë po zhvillohet edhe në Tiranë, ku deri paraditen e së shtunës janë bllokuar 5.
Pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e makinave.
Ndërkohë në kuadër të operacionit që po zhvillohet në disa qarqe, janë bllokuar edhe 10 makina luksoze në qytetin e Durrësit.
Policia nuk ka hasur në rezistencën e drejtuesve të makinave.
Tashmë do të verifikohet dokumentacioni i makinave nëse janë të trafikuara, por edhe nëse është fshirë numri i shasisë.
g.kosovari