Pamjet e mëposhtme mund të duket si të marra nga ndonjë film, por jo, ato janë të verteta. Chen Ying është një infermiere që ndihmon në luftimin e coronavirusit në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës.
Për shkak të masave paraprake të sigurisë, çifti nuk është lejuar të takojë njëri-tjetrin për 11 ditë. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur ata do të ribashkohen më në fund, por vetëm nëpërmjet xhamit pasi ata nuk mund ta prekin njëri-tjetrin.
Çifti mund të puthet vetëm nëpërmjet xhamit. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga objekti. /e.s/