Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur për ngritjen e Komisionitpër shkarkimin e presidentit, deklaroi se, si Kreu i Shtetit ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.
Meta tha se i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të konstatuar shkeljet nga maxhoranca.
“Përfaqësues të Uashingtonit kanë qenë të paralajmëruar nga ana ime përpara se çështja të shkonte këtu. Presidenti ka kryer me përgjegjësi punën që i takon. Unë gjithmonë i referohem Kushtetutës, nuk i referohem as Uashingtonit, as Brukselit. Pala tjetër thotë se kemi folu r me partnerët. Unë i jam drejtuar Venecias, sepse isha i detyruar t’ia bëjë me dije Komisionit të Venecias shkeljet që ka bërë maxhoranca. Veprimet e mia kanë qenë publike dhe transparente. Unë kam besim të plotë se presidenti i i Republikës Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë gërmë për gërmë. Zoti Dvorani ka qenë i paralajmëruar që të mos shkelte ligjet dhe e ka bërë. Kjo maxhorancë nuk i është përmbajtur Kushtetutës. Unë si president do bëj detyrën time si present”, tha Meta.
Më tej, Meta mohoi që të të ketë bërë shkelje, as kur nuk dekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Është e pavërtetë. Kjo është tek parapraku. Ka një ndryshim të madh mes versionit paraprak dhe atij përfundimtar. Së dyti, Komisioni i Venecias ka thënë se edhe nëse pretendimet e Kuvendit janë të tilla, prapë kjo është një cështje joserioze për t’u marrë me presidentin e Republikës. E, fjala “tejkalim kompetencash” nuk ekziston në raportin final. Kompetenca e vendosjes së datës për zgjedhjet është e presidentit dhe askujt tjetër”, deklaroi Meta.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve ndryshimet e propozuara për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe ligjin për betimet në Gjykatën Kushtetuese si një nisëm kokëforte të mazhorancës. Gjatë intervistës për VOA-n, Meta tha se kjo nismë minon reformën në drejtësi dhe ul besueshmërinë e saj.
Meta tha se nisma të tilla cenojnë Kushtetutën që është miratuar nga 140 deputet, duke thumbuar Parlamentin aktual, i cili nuk është i plotë dhe shpesh vetë presidenti ka kërcënuar se mund ta shpërndajë lehtësisht.
‘Është për të ardhur keq për nisma të tilla që tregojnë mungesë të shteti ligjor dhe cenojnë Kushtetutën që është miratuar me 140 vende në Kuvend. Kjo kokëfortësi nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë si brenda dhe jashtë vendit apo të zbatojmë me përgjegjësi Reformën në Drejtësi. Ka qenë presidenti që ka bërë të gjithë përpjekjet që vendi të mos mbetej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetues’ tha Meta.
Ndryshimi në ceremoninë e betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese shmangin rolin e presidentit, nëse ai nuk i thërret në ceremoninë e betimit anëtarët e zgjedhur. Këto ndryshime u miratuan pas precedentit të Arta Vorpsit, e cila u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese sipas ligjit, por që nuk u thirr nga Meta për ceremoninë e betimit, duke mos e njohur atë. /voa/