Pas vdekjes së këngëtares së madhe dhe yllit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka reaguar kryeministri Edi Rama.
“Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj.
Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan kryeministri Edi Rama, në një postim në facebook.
Legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e saj.
g.kosovari