Mbrëmja e kaluar në Sanremo pati surpriza të shumta, duke nisur nga moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu deri tek bukuroshja Georgina Rodriguez.
Një tjetër shqiptare arriti në skenën e Sanremo-s falë punës së palodhshme. Bëhet fjalë për stlisten e njohur Lia Stublla.
Ajo kishte punuar disa prej veshjeve të partneres së Cristiano Ronaldos, e cila shkëlqeu mbrëmë duke prezantuar krah italianit Amadeus dhe moderatores shqiptare Alketa Vejsiu.
Dy prej tre fustaneve që veshi Georgina i kishte punuar Lia.
Këtë e ka zbuluar vetë stilistja duke postuar fotografi në Instagram ku tregon se fustanet që i dhanë hijeshi pamjes së modeles ishin punuar prej saj.
Bëhet fjalë për fustanin e bardhë bust, me një të çarë në njërën këmbë si dhe një tjetër në model të njëjtë, por në ngjyrë gold dhe me gurë të shumtë.