Shënohet rasti i tretë me koronavirus në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase i prekuri me virusin vdekjeprurës nuk ka ardhur nga Kina, ndërsa ky fakt shton akoma më shumë alarmin për autoritetet britanike.
Mësohet se pacienti është diagnostikuar me koronavirus në Brighton para se të merrej dhe të futej në karantinë në spitalin e Londrës.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik në Angli pohoi se pacienti nuk kishte vizituar kontinentin aziatik, por në rrethana ende të paqarta është prekur nga virusi.
Pacienti u paraqit në spital pas simptomave të ngjashme me të gripit, por më pas u zbulua se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 565 viktima dhe janë infektuar 28.500 njerëz në 28 vende dhe territore në të gjithë botën.
/a.r