Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Erzen Breçani tha në emisionin Opinion se sekuestrimi i pronave që synon OFL-ja është një procedurë e cila i mbivendoset ligjit të Antimafias dhe është e vështirë.
Ai kujtoi një episod nga karriera e tij kur ka shoqëruar ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha pasi ky i fundit ishte arrestuar në Maqedoni dhe po transportohej në Tiranë.
“Unë kam shoqëruar Lulzim Berishën në aksionin kur ai është arrestuar dhe kam pasur një komunikim me të sepse e kisha në makinë.
Në pyetje e sipër, mund të jetë duke më dëgjuar dhe duhet ta kujtojë shumë mirë, i thash ti je kriminel, ke vrarë. Ti e thua tha, ty i thash duhet të të sekuestrohet edhe pasuria.
Kur është arrestuar ky nuk ka patur ligj Antimafia. Ai më tha mua që unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri, ai është Sali Berisha sepse nuk pranon me bashkëpunu me të dhe të ekzekuton me u marr me veprimtari të tilla.
Tha, unë e kam aq formim sa që dy troje të cilat i kam të miratume me leje ndërtimi i kam shit në kohë që i është bërë kontroll në banesën e tij dhe asnjë lloj pasurie nuk më gjeni”, tha Breçani.