Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës, Fredi Alizoti, i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen “Babale”. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.
Dosja “Babale”
Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.
Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë. /e.s/