Ish-basketbollisti Nikolin Arra, që iu vendos tritol në banesë mëngjesin e sotëm në Shkodër ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA së bashkë me familjen prej pak vitesh.
Nikolin Arra ka qenë pjesë e Vllaznisë për shumë vite, ndërsa në vitin 2016 ishte njëri mes nëntë të arrestuarve si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër, por më pas fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij.
Dyshohet se tritoli, i cili ka shkatërruar derën dhe muret e shtëpisë ka qenë një mesazh i drejtpërdrejtë për familjen Arra.
Sakaq, policia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë banesës për të shkuar në gjurmët e autorëve.