Të paktën 16 punëtorë shpëtimi u vranë nga një ortek në Turqi ndërsa kërkonin për dy persona të zhdukur pasi ishin goditur nga një tjetër ortek., ku edhe ishin shënuar 5 viktima.
Fatkeqësia e dytë goditi sot ndërsa 300 punonjës të urgjencës po kërkonin për dy viktimat e zhdukur nga orteku i parë i mbrëmshëm pranë Bahcesehir.
Tetë oficerë policie, tre roje qeveritare dhe një zjarrfikës ishin midis të vdekurve në ortekun e sotëm dhe të paktën 15 të tjerë janë varrosur nën dëborë, tha kryetari i bashkisë lokale Meki Arvas. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sulejman Sojlu.
Si ndodhi ngjarja:
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një minibus dhe një borë pastruese janë zënë nga një ortek në Van të Turqisë. Gjithsej kanë qenë 14 persona ku shtatë kanë shpëtuar të gjallë ndërsa pesë kanë ndërruar jetë. Në ndihmë u kanë shkuar forcat e shpëtimit, ku po kërkonin për dy trupat e tjerë.
Gjithsej kanë qenë rreth 300 persona të përfshirë në kërkim. Në një moment ka rënë edhe një ortek i dytë duke lënë edhe të paktën 16 persona të tjerë të vdekur, si dhe për 15 të tjerë akoma nuk ka asnjë lajm. Kërkimet po vazhdojë, teksa i druhen ndonjë orteku tjetër.
g.kosovari