58 vjeçari Gjin Fusha nga fshati i Dugagjinit kishte shpikur një metodë të re për ti shpëtuar kapjes nga policia edhe pse kjo e fundit, pas një kontrolli të imtësishëm e arrestoi trafikantin e drogës. Fusha e fshihte kanabisin në bombulën e gazit në makinën e tij, me anë të së cilës kishte tentuar të largohej nga Shqipëria drejt Maqedonisë. Në sasinë e sekuestruar nga policia bëhej fjalë për rreth 20 kg kanabis, të fhsehura në bombolën e automjetit tip Volvo.
Tashmë mbi shtetasin 58 vjeçar rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.