Një deklaratë befasuese shokoi opinionin në SHBA pasi drejtoresha e shkollës të mesme në Camas në Uashington, Liza Sejkora, u shpreh në rrjete sociale se Kobe Bryant meritonte të vdiste pasi ishte përdhunues.
Pas reagimit popullor për këtë deklaratë së fundi Liza kërkoi falje për postimin e saj në Facebook, të cilin e kishte bërë më 16 janar.
“Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, pati shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të papërshtatshme dhe joadekuate”.
Ndërkohë një punëtore 19-vjeçare e një hoteli në Kolorado e pati akuzuar Bryant-in, se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në vitin 2003.
Ikona e basketbollit në NBA ishte arrestuar shkaku i kësaj akuze, mirëpo prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat pasi që akuzuesja e tij s’kishte pranuar të dalë dëshmitare. /e.s/