Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës do të jetë gati për ndeshje në shkurt 2016. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Fillimisht u premtua që do të ishte gati në fillim të muajit tetor për ndeshjen kundër Serbisë, por një udhëzim i UEFA-s, që kërkoi që ndeshja të mos luhej në një stadium të “patestuar” më parë, zhvendosi jo vetëm ndeshjen e Kombëtares drejt “Elbasan Arenas”, por edhe afatet kohore për përfundimin e punimeve në “Loro Boriçi”.
Por tashmë duket se ka një afat zyrtar për përfundimin e këtyre punimeve.
Duka tha se punimet janë të parametrave të tilla që në fund stadiumi të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA dhe FIFA për zhvillimin e takimeve të skuadrës kombëtare.
/ Top Channel