Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.
Njëra prej tyre është përmbysur në rrugë, ndërsa një tjetër është përplasur me mjetin e një efektivi policie.
Dyshohet se prej përndjekjes së policisë u shkaktua aksidenti e mëngjesit të sotëm.
Si pasojë, mbetën të plagosur një polic dhe dy persona të tjerë.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.
/a.r