Një grua nga Michigan është përballur me akuza për sulm fizik pasi thuhet se u përpoq ti këpuste gjuhën një burri.
E gjitha u shkaktua nga një puthje. Youlette Wedgeworth, 52-vjeçe, i kishte thënë viktimës që mos t’ia fuste gjuhën gjatë puthjes, por ai nuk u bind.
Për këtë arsye, ajo e kafshoi dhe ia këputi mbi 2 centimetra të gjuhës.
“Ajo i kishte thënë viktimës të mos ia fut gjuhën në gojë, por ai e kishte bërë një gjë të tillë. Ky veprim nuk i pëlqeu asaj, kështu nga nervozizmi ia kafshoi gjuhën”, i tha në gjykatë.
Youlette mund të dënohet me 1 vit burg dhe gjobë 1000 dollarë për këtë akuzë.
Kur mbërriti në vendngjarje, policia e gjeti burrin duke nxjerrë gjak nga goja. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe gjatë kontrollit, mjekët gjetën një copë gjuhe pranë krevatit.
Incidenti ndodhi më 28 janar.
/a.r