Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Emrat e zëvendëskryeministrave janë Avdullah Hoti, i propozuar nga LDK-ja dhe Haki Abazi, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Emrat e të gjithë ministrave janë:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic
Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti prezantoi programin e tij qeverisës duke theksuar se buxheti do të jetë 3 miliardë, do të vendoset shërbimi ushtarak me detyrim që do të zgjasë tre muaj dhe prioritet për të gjitha strukturat e sigurisë do të jetë vettingu.
g.kosovari