Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovë, kryeministri i ardhshëm Albin Kurti prezantoi programin e tij qeverisës.
Kurti bëri të ditur se programi do të bëhet publik edhe në faqen zyrtare, dhe se përmes tij do të jetësohen premtimet e 6 tetorit.
“Do të jemi qeveri e kursimit të prasë publike, ashtu siç po e shihni para meje do të jenë 15 ministra e jo 21 ministra sa ishim më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendës ministra dhe jo 80 sa ishin në herët. Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë, me fokus të veçantë në ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të nivelizojmë garën për bizneset duke hequr monopolet, në Kosovë ka më shumë treg të zi sesa treg të lirë. Qeveria do të punoj në zgjerimin e tregut për të rritur eksportin”, tha Kurti.
Ndër të tjera, premtoi se qeveria e tij do të jetë për mbrojtjen e punëtorëve, për më shumë të drejta të punëtorëve dhe mbrojtje ligjore të garantuara.
Në fjalimin e tij, Kurti shtoi se prioritet për të gjitha strukturat e sigurisë do të jetë vettingu, i cili do të funksionojë për strukturat e policisë, ATK-së, AKI-së dhe shumë institucioneve tjera.
Në qeverisjen e tij, kryeministri i ardhshëm tha se do të vendoset shërbimi ushtarak me detyrim, i cili do të zgjasë tre muaj.
Ai foli edhe për çështjet e ekonomisë, ku u zotua se buxheti i vendit, do të jetë 3 miliardë.
g.kosovari