Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra.
Prokuroria ka paaqitur një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.
Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet se për cfarë ka nisur verifikimin prokuroria e përgjithshme.
Të kontaktuar nga Ora News, prokuroria konfirmon nisjen e procedurës por pa dhënë detaje mbi argumentet dhe indiciet që sollën verifikimin.
Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.
Pak ditë më parë në Report Tv, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhiparalajmëroi se kanë gati dosjen për emrin e gjashtë, por nuk e tregoi.
g.kosovari