Kryeministri Edi Rama tha sot se me pasurite e sekuestruara nga krimi do të përmirësohet mirëqenia e policëve dhe infrastruktura.
“Me pronat e tyre ne do të rrisim pagat tuaja. Do të shtojmë mbështetjen për fëmijët e policëve të rënë. Do të investojmë në akademinë e sigurisë” – tha Rama.
Ai shtoi se paketa AntiKÇK parashikon heqjen e të gjitha licensave të paligjshme që disponojnë disa subjekte.
“Këta kanë polici private, kanë sisteme survejimesh, kanë kamera… Nuk do t’i gëzojnë, ose do të provojnë që i kanë blerë këto duke shitur zarzavate apo rroba te gabi. Po na e provuan këtë, t’i gëzojnë” – tha Rama referuar disa bizneseve të dyshimta.
/javanews/a.r