“Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme dhe ne jemi gati për përballje ekstreme me krimin”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit.
Rama ishte i pranishëm për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.
“Tanimë ne kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht në duart e shtetit. Ligji special për marrjen e masave ndaj atyre që në 30 vjet janë dënuar apo akuzuar për krime të rënda apo terrorizëm. Sot kemi një garanci më shumë që është SPAK-u. Kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik” – tha shefi i qeverisë para trupës speciale të policisë.
Rama shtoi se Atdheu duhet të bëhet i parehatshëm për krimin.
“Atdheu nuk mund të jetë sheshi për ta bërë përshesh ata që kanë lyer duart edhe me gjakun e oficerëve dhe policëve të vrarë. Atdheu duhet të jetë ferri i tyre” – tha ai ndër të tjera.
Operacioni Forca e Ligjit është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje, nesër do të dalë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Akti Normativ sot u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE