Këngëtarja Nora Istrefi e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, tregoi se kënga e fundit “Ana” , nuk i dedikohet askujt, duke hedhur kështu poshtë zërat, se mund të ishte një dedikim për ish-burrin e saj, Robert Berishën.
“Nuk ka të bëjë me jetën time personale. Mund të kenë ekzistuar 1 mijë Ana, por asnjëra nuk ka mundur të ndikojë direkt në jetën time”, tha Nora.