Një kërkesë sa e çuditshme aq edhe qesharake i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga njëri prej anëtarëve të këtij institucioni.
Tartar Bazaj i është drejtuar me një letër për kërkesë informacioni, z.Gent Ibrahimi që mban datën 24 janar 2020.
Sipas letrës, të cilën e ka shpërndarë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit për mos marrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020.
Letra përmban dy pyetje të anëtarit si më poshtë:
1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?
2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?
Letrën, Bazaj e bazon tek ligji për të drejtën e informimit. /e.s/