Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyllur për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sipas tyre askush nuk mund të hynte brenda,
“Ka qenë i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk ka punuar asnjë. Se dimë kush mund të ketë hyrë apo të ketë vepruar.” kanë thënë të arrestuarit.
Burime për Report Tv nga prokuroria bëhet e ditur se janë 10 persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.
Leonard Hajri ka thënë që jeton si emigrantë në Itali, ku më parë ka qenë i dënuar për drogë.
“Kam ardhur para ca kohësh dhe jam i dënuar në Itali për drogë. Jetoj aty si emigrant. Ndërsa në Shqipëri nuk jam dënuar ndonjëherë.” ka thënë Leonard Hajri para trupës gjykuese.
Gjykata la sot në burg: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Të arrestuarit akuzohen se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit
g.kosovari