Momentalisht Shqipëria mbetet një vend me rrisk të ulët ndaj koronavirusit Wuhan por kjo nuk do të thotë që vendi nuk duhen marrë masat konkrete menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjëndjen e emergjencës ndërkombëtare.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kërkoi përforcimin aktiv të survejancës si dhe masat për gjurminin e rasteve dhe më pas izolimin e tij. Gjëndje do të vlerësohet në vazhdim dhe situate do të vlerësohet rast pas rasti. Sot paradite është mbledhur Task Force për të marrë të gjitha masat. Deri tani raportohen mbi 9 mije raste te infektuar me koronavirusin e ri si dhe 213 te vdekur.
“Do të rrisim brenda nivelit të planit të veprimit, përforcimin aktiv të survejancës. Do të përforcojmë masat gjurmuese për këto raste. Po ashtu do të vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, Spitalin Infektiv, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtarë të shëndetit. Shqipëria ka survejancë të infeksioneve.
Kemi një sistem që funksionon më së miri. Kemi një laborator të mirë, me stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmëri. Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përçojnë masat mbi hetimin, gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre”, u shpreh Manastirliu.
Më tej OBSH dhe të dhënat që paraqet, ka treguar se kufizimi i njerëzve dhe mallrave mund të jetë më efektiv. Ndaj do të rrisim dhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës, si një masë parandaluese.
“Momentalisht ne jemi një vend me rrezik të ulët ndaj virusit, por s’do të thotë që mos të aktivizojmë shkallët e masave. Jemi në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, të cilat do të përforcohen dhe pas vendimit të fundit të OBSH. Nuk ka asnjë rast të virusit në Shqipëri, por do të përforcojmë masat për atë çka po ndodh sot në botë. Përveç Kinës, 18 vende të botës kanë raste të virusit”, tha Manastirliu.