Kryeministri Edi Rama publikon në “Twitter” qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane lidhur me reportazhin e publikuar pak ditë më parë në televizionin “Rai3”, ku thuhej se është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri.
Duke e cilësuar “skandaloz” raportimin e “Rai3”, Rama falënderon autoritetet fqinje, që sipas tij, ndihmuan përditë shqiptarët në luftën kundër kanabisit, por edhe për të fituar ndaj kësaj gënjeshtre.
“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruan Rama.