Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin e transformimit të zonës së njohur si Tregu Elektrik në një hapësirë që do i shërbejë gjithë komunitetit të zonës.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj nënvizon se tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20 dhetor për zhvendosjen në Shkozë,
ndërsa bën me dije se Tirana do të ecë në rrugën e progresit me çdo kusht.
“Kanë kaluar 20 vjet nga pastrimi i Lanës nga Edi Rama e ka ende njerëz që duan favelat mes lagjeve. Jo më! Progres me çdo kusht! Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si transformohet zona”, shkruan Veliaj.