Gjatë natës, RENEA-an ka zhvilluar një operacion “blic” në Shkodrës dhe fshatrat përeth për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës. Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga.
Personat që kërohen janë M.B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE.
G.D, kishte dalë garant i drogës, nga Dukagjini.
K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar.
Dritan (Gramoz) Rexhepi, nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit.
Dihet tashme se tri grupe kriminale dyshohet të kenë bashkëpunuar për pengmarrjen e Jan Prengës, i cili dyshohet të ketë gjetur vdekjen gjatë torturave, kur mbahej në një resort në zonën e Shijakut.
Por në këtë ngjarje dyshohet se ka vepruar edhe një grup nga Shkodra dhe një tjetër nga Vlora.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani Policia ka shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.
g.kosovari