Në orën 21.00 ‘Real story’ në News 24 do të ndalet te zhvillimet në Kosovë ose më saktë stanjacioni i atjeshëm pas pamundësisë së Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për t’u pajtuar mbi termat e koalicionit. Sokol Balla ka të ftuar zv/kryeministrin në detyre të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe panelistët e ‘Real Story’, analistët Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi.
Kryeradaktori i Real Story i tha Politiko se temat që do të trajtohen janë marrëveshja mes VV dhe LDK, roli i ndërkombëtarëve, mini-Shengeni, taksa mbi mallrat serbe etj.
Në Byro Politike në ABC News gazetarja Juli Xhokaxhi ka zgjedhur të debatojë ‘kronikën e zezë’ me lajmin aktual të pengmarrjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, por edhe tema të tjera të lidhura me rendin si kanabisi apo dhe ngritja e SPAK.
Të ftuar të BP do të jenë gazetarët Armand Bajrami, Mentor Kika, Artan Hoxha dhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji.
Politiko ka kontatuar me stafin e Opinion në TV Klan i cili ka vendosur ta mbajë sekret panelin duke dhënë ëpërgjigjen ‘nuk e kemi formuar ende’.
Dritan Hila që drejton ‘Arena’ në TV Ora ka zgjedhur të trajtojë temën e tërmetit ‘frymëzuar’ edhe prej një dridhjeje të mbrëmshme që preku Tiranën dhe disa zona të Shqipërise, me një mangnitudë rreth 5.4 ballë. Të ftuar të tij janë Shyqyri Aliaj -sizmolog, Tritan Shehu-mjek, Tritan Kalo- mjek, Arjan Harxhi- mjek, Aurel Voda- mjek, Valbona Treska- psikologe.