Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë bërë dhe denoncimin në polici.
Menjëherë pas denoncimit të rastit, uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyhsuar të kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin Ardit Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve.
Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore
g.kosovari