Në familjen mbretërore një dasmë tjetër do ndodhë së shpejti. Kësaj rradhe do kurorëzohet një Princeshë e familjes. Bëhet fjalë për 29-vjeçaren bukuroshe Lady Kitty Spencer e cila është e fejuar me milionerin Michael Lewis. Ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjë pjesëtar i familjes, por sipas “Daily Mail”, Lady Kitty dhe Micheal u fejuan disa javë më parë.
“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Town për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi. Michael është nga Afrika e Jugut dhe është 61 vjeç, pra 32 vjet më i madh se Kitty.
Sipas Vogue Australia, ai është kreu i markës së modës “Foschini” dhe vlen më shumë se 150 milionë dollarë. Ai është i divorcuar dhe ka tre fëmijë të rritur.
Kitty dhe Micheal dolën në publik në maj të vitit të kaluar, kur u vunë re në një shëtitje në New York. Ata u panë gjithashtu duke u puthur në St Tropez në gusht.