Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, “Suljoti” i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën.
Ata janë pjesë e celulës së dyshuarve për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.
Në ditët në vijim Memaj pritet të dalë para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë. Burimë bëjnë me dije se ai është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me policinë për të zbardhur rolet e bandës.
‘Suljoti’, është një nga atentatorët e nipit të Edison Harizajt, Inez Hajrulla, ngjarje e ndodhur më 10 maj 2019, në qendër të qytetit të Vlorës, në afërsi të bar “OSLO”.
Për atentatin ndaj Hajrullës, dyshohet se kanë qëlluar Elmaz Dauti, Igli Memaj dhe Fatmir Hyseni (Doqja). Në ditët në vijim, gjithashtu, mësohet se do të ekstradohet nga Italia, Elmaz Dauti, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga ‘Doqja’, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e 28 gushtit 2019.
g.kosovari