Vendimi i Gjykatës që çoi në lirimin e Endrit Dokles, ish-kreu i bandës së Durrësit thotë se Dokle ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe u arrit qëllimi për riintegrimin e tij në shoqëri.
“Nese do ti referohemi dispozites ligjore nenit 65 te Kodit Penale por dhe vendimit unifikues nr. 2 te Gjykates se Larte ky i fundit ben interpretimin e termit “ rsyet e vecanta „ ku nder te tjera ne kete vendim Gjykata e Larte ka theksuar si me poshte se :
Ligjvenesi duke perdorur shprehjen arsye te vecanta ka bere nje vleresim te pergjithshem, pa i nominuar ato duke e lene ne vleresim te gjykates sipas rrethanave konkrete qe i paraqiten. Megjithate keto “arsye te vecanta” nuk jane te pavarura dhe duhet te jene te lidhura ngushte me qellimin e insitutit te lirimit para kohe me kusht i cili ka te beje me riedukimin dhe riintegrimin ne shoqeri te te denuarit .
Arsyet e vecanta nuk jane gje tjeter vecse rrethana konkrete, te cilat provojne se me denimin e vuajtur eshte arritur qellimi per edukimin dhe i denuari eshte i gatshem te riintegrohet ne shoqeri”, thuhet nder te tjera ne vendimin e gjykates.
Më tej jepen arsyet pse Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Endrit Dokles për lirim, referuar raportit të vlerësimit në Shërbimin e Provës.
“Gjithashtu ne vleresimin e tij Sherbimi i proves ka trajtuar dhe stilin e jeteseses , te menduarit dhe sjelljen e kerkuesit {xxx} si dhe mardheniet me familjet e viktimave.
Ne raportin e vleresimit lidhur me kerkesen e kerkuesit {xxx} per lirimin para kohe me kusht , ne konkluzione dhe rekomandime Zyra Vendore Kruje ka relatuar si me poshte:
-Ka kryer pjesen me te madhe te denimit dhe gjate gjithe kesaj periudhe ka deshmuar me qendrimin e tij te mire, se gjate periudhes qe ai ka kaluar ne IEVP eshte arritur qellimit per edukimin dhe riintegrimin e tij ne shoqeri.
-Si arsye te vecante ka ngritur gjendjen jo te mire te babait te tij, si dhe nevojen per t`iu dhene nje mundesi qe te jetoje prane familjes periudhen e mbetur te jetes te babait te semure. Vlen te theksohet se babai i tij eshte ne nje gjendje te rende shendetesore….Infarkt inferior i kaluar dhe Kardiopati Ishemike.
-Vete {xxx} per shkak te viteve te shumta ne izolim, stresit te kaluar, te fatkeqesise te vdekjes se nenes dhe pamundesise per ti qendruar prane babait dhe ndjenja e fajit kane ndikuar jenja e fajit kane ndikuar ne gjendjen e vertetuar nga mjeku psikiater dhe kartela klinike ne burg. Prania e {xxx} prane familjes do ta ndihmonte sadopak babane e tij, per te kaluar kete situate te veshtire nga ana shendetesore, por dhe psikologjike.
-Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bere te reflektoj shume se pasojat e ardhura nga veprat penale ne jeten e tij jane shume te renda dhe kurrsesi nuk e percepton riperjetimin e nje situate te tille. Ai reflekton bretje te ndergjegjes per te gjitha pasojat e sjella ne familje dhe jashte saj. I denuari {xxx} ka shfaqur pendim te thelle per vepren penale, per te cilen eshte denuar.
-Ka marre pjese ne aktivitete rehabilituese dhe eshte pjese e organikes se punes ne IEVP. Merr pjese ne biseda te lira sociale, si dhe ne veprimtari fetare dhe kulturore. Ka qene pjesemarres aktiv ne aktivitete qe Sherbimi i Proves ka zhvilluar ne bashkepunim me administraten e IEVP, me qellim njohjen e te denuarve qe jane ne prag te Lirimit me Kusht, me Institucionin e Sherbimit te Proves. I gjithe ky aktivitet dhe kjo pjesmarrje ne keto aktivitete rehabilituese jane te bazuara ne vleresimet e sjelljeve te IEVP-se.
-Nga vertetimi i Gjendjes Gjyqesore nr. 07 date 01.11.2019 rezulton se shtetasi wshtw denuar per veprat penale per te cilen vuan denimin.
-Pozitiv eshte fakti se i denuari ka siguruar nje Deklarate Punesimi nga Administrator z. {xxx} me nr. Nipt {xxx}, per ta punesuar prane biznesit te tij. Sipas deklarates te leshuar prej administratorit,“{xxx}” merr persiper punesimin si punetor te z. {xxx}. Te pasurit e nje pune te perhershme, me kohe te plote eshte nje faktor pozitiv dhe shume domethenes gjate periudhes se rehabilitimit te ketij te denuari, nje marredhenie qe garanton elemente pozitiv te sjelljes sociale te te denuarit, por dhe te asaj familjare, duke qene se me punen e tij {xxx} do te jete dhe nje mbeshtetje ekonomike per familjen e tij. Duke qendruar prane familjes, ai do te kontribuoje ne permiresimin e gendjes ekonomike, duke permbushur rolin e tij si djali i familjes, elemente keto thelbesor ne procesin e riintegrimit te tij ne shoqeri. I denuari ka mbeshtetjen e te gjithe familjareve dhe miqve te tij, nga ana emocionalo-psikologjike, per te perballuar veshtiresite qe pasojnë periudhën pas lirimit.
– Rrezikshmeria e te denuarit per perseritjen e vepres penale nuk eshte e larte, vihet re pergjegjshmeri dhe pendese per veprimin ne te cilin eshte perfshire. Ai shprehet se vuajtja e denimit per kete veper, i ka sherbyer me se miri per te qene me i kujdesshem dhe me i pergjegjshem ne zgjedhjen e veprimeve qe kryen ne jete. Kjo eshte arsyeja qe te krijon bindjen se vuajtja e pjeses se mbetur te denimit, ne nje periudhe prove te kushtezuar, pranefamiljes dhe komunitetit qe ka shprehur vullnetin per ta mirpritur, do ndihmonte dhe do te kishte nje ndikim pozitiv ne kete proces rehabilitues dhe risocializues, proces ky qe do te ndiqet dhe mbikqyret, bazuar ne procedurat perkatese ligjore nga ZVSHP përkatëse”.
Ne perfundim te raportit eshte konkluduar sa me poshte:
Sherbimi i Proves ne cilesine e Institucionit misioni i te cilit ,bazuar ne ligjin procedurial dhe kriteret ligjore eshte ne mbeshtetje te cdo kerkese per aplikim te denimeve alternative dhe mbikqyrja , perkrahja , mbeshtetja asistimi i te denuarve gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit . Ne funksion te realizimit te ketij qellimi, Sherbimi i Proves nqs gjykata do ta gjykone te arsyeshme pranimin e kerkeses se te denuarit {xxx} , eshte dakort dhe do ta mbeshtes kete vendim dhe ne permbushje te detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte te denuarin gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit te tij prane familjes dhe shoqerise .
Sherbimi i Proves ne cilesine e rekomandimit do ti propozonte Gjykates zbatimin e nenit 60 pika 9 dhe 10 te Kodit Penal “Masat ndaj te denuarit te vene ne prove”.
Referuar trajtimit dhe shqyrtimit te ketyre kerkesave lidhur me lirimi me kusht te te denuarve me burgim te perjetshem gjykata i referohet dhe praktikes se GJEDJ-se ne rastin e {xxx} Kunder Italise i dates 13.06.2019 gjykim i cili ka perfunduar me vendim perfundimtare ne daten 07.10.2019 , shtetasi {xxx} ishte denuar ne dhy procese te ndryshme per te parin me vendimin nr, 3 te dates 10 Shkurt 1999 me 12 vjet burgim per veprat penale te Krijimit dhe drejtimit te prganizates kriminale te llojit mafioz me qellim kontrollin e aktiviteteve ekonomike te zones nepermjet pervetesimit ne menyre te paligjshme te ketyre aktiviteteve .
Dhe ne procesin e dyte {xxx} u denua me burgim te perjetshem me vendimin e dates 5 Mars 2002 per veprat penale te krijimit dhe drejtimit te organizates kriminale te llojit mafioz e cila kishte kryer disa krime te renda perfshire vrasjen e disa personave , rrembimin me pasoje vdekjen, mbajtjen pa leje te armeve te zjarrit dhe rrethana te tjera rendues te organizates mafioze .
Dhe ne bashkim te dy denimeve shteasi {xxx} u denua me burgim te perjetshem duke u vendosur te zbatohej ndaj tij rregjimi i burgut te ashper te njohur si 41 bis duke u izoluar teresisht per nje periudhe kohe te caktuar per shkak te veprave te renda penale qe kisht kryer .
Ne vitin 2015 {xxx} ka paraqitur kerkese per lirmin me kushte kerkese e cila eshte rrezuar me te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Itali e me pas i denuari i eshte drejtuar GJEDNJ-se per dhunim te nenit 3 te KEDNJ-se pra trajtim poshterues dhe cnjerezore .
Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut e ka pranuar kerkesen e paraqitur nga {xxx} duke konstatuar dhunim te nenit 3 te KEDNJ-se ku nder te tjera ne pjesen arsyetuese ne piken 113 te ketij vendimi gjykata ka theksuar se:
Gjykata gjithashtu thekson qe ka deklaruar se parimi i “dinjitetit te njeriut” parandalon privimin e nje personi nga liria e tij me detyrimin pa operuar, ne te njejten kohe, per riintegrimin e tij dhe pa i dhene atij nje shans per te rimarre ate liri nje dite. Ai deklaroi se “nje i burgosur i denuar me burgim te perjetshem ka te drejte te dije … çfare duhet te beje ai per te shqyrtuar lirimin e tij te mundshem dhe cilat jane kushtet e zbatueshme” (Vinter, cituar me lart, 2 122).
Ajo gjithashtu deklaroi se autoritetet kombetare duhet t’u japin te burgosurve te denuar me burgim te perjetshem nje mundesi te vertete per te riintegruar veten e tyre (Harakchiev dhe Tolumov kunder Bullgarise, me nr. 15018/11 dhe 61199/12, 264 §, KEDNJ 2014 (ekstrakte)). Behet fjale qarte per nje detyrim pozitiv te mjeteve, dhe jo rezultatit, i cili nenkupton per te garantuar per keta te burgosur ekzistencen e regjimeve penitenciare qe jane ne perputhje me qellimin e korrektimit dhe qe i lejojne ata te bejne perparim ne kete drejtim (Murray, cituar me lart, 104 §). Ne lidhje me kete, Gjykata me pare ka konkluduar se ky detyrim nuk u mor parasysh ne çeshtjet ne te cilat ishte regjimi ose kushtet e burgimit qe penguan korrektimin e te burgosurve (Harakchiev dhe Tolumov, cituar me lart, 266).
Ne piken 136 te ketij vendimi thuhet se:
Gjykata kujton se dinjiteti njerezor, i cili gjendet ne vete qendren e sistemit te vendosur nga Konventa, parandalon privimin e nje personi nga liria e tij ne menyre shtrenguese, pa operuar nderkohe per ri-integrimin e tij dhe pa i dhene atij nje shans per te rimarre nje dite kete liri (Vinter, cituar me lart, 113)
Sipas pikes 125 te vendimin te GJEDNJ-se eshte theksuar se:
Gjykata konsideron se personaliteti i nje te denuari nuk mbetet i fiksuar ne kohen kur eshte kryer vepra penale, por mund te evoluoje gjate fazes se ekzekutimit te denimit, siç parashikohet nga funksioni i risocializimit, i cili i lejon individit qe te rishikoje ne menyre kritike ecurine e tij kriminale dhe te rindertoje personalitetin e tij (Murray, cituar me lart, neni 102).
Dhe me pas ne piken 137 ,GJEDNJ ka konkluduar si me poshte: Ne driten e parimeve te permendura me lart, dhe per arsyet e paraqitura me lart, Gjykata konsideron se denimi me burgim te perjetshem shpallur per Paditesin, ne zbatim te nenit 4 bis te ligjit per sistemin penitenciar, te quajtur “denim i perjetshem”, kufizon tej mase perspektiven e lirimit te personit ne fjale dhe mundesine e rishqyrtimit te denimit te tij. Per kete arsye, ky denim i perhershem nuk mund te percaktohet si i reduktueshem per qellimet e nenit 3 te Konventes. Keshtu qe,
Gjykata kundershton kerkesen e qeverise lidhur me cilesine e viktimes se Paditesit dhe konkludon se kerkesat e nenit 3 nuk jane respektuar.
Gjithashtu ne ceshjen {xxx} kunder Italise GJEDNJ rekomandoi shtetin italian per ndryshimin e sistemit penitenciar ne lidhje me mundesine e lirimit me kusht per personat e denuar me burgim te perjetshem ne kuader te organizates mafioze .
Ne rastin e marre per shqyrtim ne mbeshtetje te nenit 3 te Kodit Penal , te nenit 29 te Kushtetutes , bazuar ne vendimet e Gjykates Kushtetutese qe trajtojne parimin e fuqise prapavepruese te ligjit penal favorizues , me nr. {xxx} , vendimi nr. {xxx} dhe vendimi nr. {xxx} do te zbatohet pikerisht dispozita ligjore neni 65 Kodit Penale i miratuar me ligji nr. 7895 date 27.01.1995.
Persa u parashtruar me lart, gjykata pasi mori ne shqyrtim kerkesen e kerkuesit {xxx} , dokumentacionin e sjelle nga IEVP Fush Kruje percjelle me shkrese nr. 4264 prot date 08.11.2019, referuar raportit te perpiluar nga drejtori i Institucionit percjelle me shkresen nr. Ekstra prot date 18.11.2019, mbeshtetur ne provat shkresore te sjella nga pala kerkuese {xxx} qe dokumentojne arsyet e vecanta ku perfshihet gjendja familjare te ti , gjendjen e renduar shendetesore e babait te tij si dhe problemet e tij shendetesore te dokumentuara me kartelen klinike nr. 1285 qe disponon IEVP Fush Kruje per kete te denuar, si dhe bazuar ne konkluzionet e arritura nga Zyra Vendore Kruje ne Raportin e saj te Vlersimit per te denuarin {xxx} me nr. 621/2 prot date 02.12.2019 , gjykata ne mbeshtetje te nenit 65 Kodit Penale cmon se kerkesa e kerkuesit {xxx} eshte e bazuar ne ligj dhe prova dhe si e tille duhet te pranohet.
Perfundimisht gjykata gjykon te pranoje kerkesen duke u shprehur per lirimin para kohe me kusht te kerkuesit {xxx} duke e vene ne prove per nje periudhe kohore prej 5 (pese) vjetesh.
Gjithashtu referuar rekomandimeve te dhena nga Sherbimi Proves Zyra Vendore Kruje gjykata ne zbatim te “Masave ndaj te denuarit te vene ne prove” vendosi qe te aplikoje nenin 60 pika 9 dhe pika 10 te Kodit Penale duke detyruar kerkuesin {xxx} te mos shoqerohet me persona te caktuar kryesisht te denuar apo bashkepunetore te vepres penale dhe te mos zoteroje, mbaje apo perdore arme.