Autoritetet në Turqi i dhanë fund të dielën një operacioni të gjerë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm që goditi vendin të premten në mbrëmje.
Ekipet punuan gjatë gjithë natës duke shpëtuar 45 persona njoftoi Autoriteti për Fatkeqsitë dhe Emergjencat.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi goditi tre zona në provincën Elazig duke shkaktuar vdekjen e 32 personave atje si dhe katër të tjerëve në provincën fqinje atë të Malatya-s.
Sipas të dhënave zyrtare rreth 1.600 persona rezultojnë të plagosur. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4. /voa/