Shqiptarët në Itali zakonisht bëjnë bujë për kronikën e zezë, por lajmi i radhës të bën vërtet të ndihesh mirë.
Një i ri në Trevizo ka ndërhyrë teksa ka parë që një italiani iu grabit makina. Ai i rrëmbeu çantën njërit prej grabitësve dhe ia ka kthyer biznesmenit.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i telefonoi biznesmenit Giacomo Saccol pasi gjeti emrin dhe numrin e tij në një kartëvizitë brenda çantës.
Biznesmeni pati dyshime në fillim dhe kërkoi që në takim të ishte e pranishme edhe policia.
“E falënderoj për veprimin e tij. Tani shpresoj të gjendet edhe makina ime”, ka thënë Saccol për median italiane.