Në këto momente të vështira për Turqinë, presidenti Rexhep Erdogan ka shkuar pranë zonave të prekura nga tërmeti, ku deri më tani janë regjistruar 22 viktima.
Mediat turke raportojnë se Erdogan anuloi pjesëmarrjen në një konventë ndërkombëtare për ekonominë, e cila po mbahet në Stamboll. Mësohet se ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të një nëne që humbi jetën bashkë me djalin e saj 10-vjeçar, ndërsa presidenti ka ngushëlluar familjarët për humbjen.
“Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete. Si shtet, si popull shpresoj se kemi bërë më të mundurën, do ta bëjmë edhe pas kësaj. Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Nëpërmjet TOKI në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme, nuk do lëmë askënd jashtë. Mos dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propagandën negative të askujt dhe dijeni se ne jemi shërbëtorët tuaj“, tha Erdogan.
g.kosovari