Pamjet që shihni vijnë nga pjesa lindore e Turqisë, e cila mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter, që deri më tani i ka marrë jetën 20 personave.
Ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shpëtimin e personave të bllokuar apo dhe për nxjerrjen e trupave.
Kjo është panorama e frikshme e tërmetit, të cilat na kujtojmë ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor.
Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet, ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha.