E dashura e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez ishte parashikuar të merrte pjesë në festivalin më të madh muzikor në Itali, “Sanremo 2020”.
Sipas mediave italiane, ajo ka kërkuar 140 mijë euro që të merrte pjesë dhe jo 20-25 mijë euro siç është parashikuar.
Nuk dihet ende nëse ajo do të heqë dorë apo do të jetë krah Amadeus, moderatorit kryesor të festivalit.
Kujtojmë që “Sanremo 2020” do të fillojë në datën 4 shkurt e do të zgjasë katër ditë.
Georgina është një influencuese dhe modele me origjinë argjentinase, e cila ka dy fëmijë me Ronaldon. /e.s/