Detaje të reja pas të shtënave me armë zjarri pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, për fat pa njerëz të lënduar.
Personi në fjalë me inicialet E.V, po qëndronte në makinën e tij të llojit “Porsche”, të parkuar pranë ish-SHIK-ut, drejt tij kanë vërshuar plumbat. Menjëherë pas të shtënave, shënjestra e atentatit është larguar nga vendngjarja dhe mësohet të ketë lajmëruar menjëherë të shoqen. “Për pak më vranë, jam mirë”- mësohet t’i ketë thënë personi me inicialet E.V., të shoqes, ndërkohë që nuk dihet nëse është lënduar si pasojë e plumbave.
Sipas policisë, të shtënat, që dyshohet të kenë qenë me armë tip pistoletë ndodhën në lagjen “10 korriku” të Vlorës.
Nje person sipas policise ka qelluar me arme dhe në vend janë gjetur tre gezhoja pistolete dhe një makinë tip Porche.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.
Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari