Ditën e sotme një fëmijë 4-vjeçar mbeti brenda banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës. Teksa vogëlushja ishte duke parë filma, nëna e saj doli dalë për të hedhur mbeturinat por harroi të merrte çelësin me vete.
Vajza 4-vjeç mbeti vetëm e mbyllur në banesë, pasi dera e blinduar dhe nuk mund të hapej nga jashtë pa pasur çelës.
Menjëherë u lajmëruan forcat zjarrfikëse, të cilat hynë nga dritarja e banesës në katin e dytë dhe nxorrën nga banesa vogëlushen. Tashmë fëmija ndodhet me nënën e saj.
g.kosovari