Një 41 vjeçar është arrestuar pasi goditi policin e patrullës që e ndaloi dhe e gjobiti.
Ngjarja është shënuar në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial dhe njoftimi për arrestimin e tij u mësua sot.
“Gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.”
Arrestimi është bërë nga Komisariatit Nr. 1 dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
g.kosovari