5G, mikroqarqe, inteligjencë artificiale. Kina dhe SHBA mund të kenë nënshkruar një armëpushim tregtar, por rivaliteti i tyre teknologjik nuk është çarmatosur ende, gjë që ushqen spektrin e një lufte të ftohtë të një lloji tjetër.
Një javë pas marrëveshjes tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, beteja e tyre gjithëpërfshirëse teknologjike ka vënë ballë për ballë këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror ekspertë dhe krerë shtetesh, të shqetësuar për të dhënë siguri.
“Thellë-thellë, bota është duke u bashkuar teknologjikisht, gjithçka është e ndërlidhur. Një botë e ndarë? Nuk e besoj një gjë të tillë”, tha Ren Zhengfei, themeluesi i gjigantit kinez të telekomit, “Huawei”.
Megjithatë, “Huawei”, kampioni i pajisjeve 5G, është ndaluar në SHBA, që nga ana e saj thekson rrezikun e spiunazhit nga Pekini dhe inkurajon aleatët e saj europianë ta përjashtojnë grupin kinez nga rrjetet sociale.
Përveç 5G, gjigantët kinezë të internetit Baidu, Alibaba ose Tencent, të nxitur nga Pekini, po zhvillojnë platforma të inteligjencës artificiale, makina autonome ose objekte të lidhura, të dallueshme nga ato të zhvilluara në Luginën e Silikonit, nga Google ose Amazon.
Pekini miratoi në vitin 2015 programin ambicioz “Made in China 2025”, për të forcuar teknologjitë e tij, së bashku me një plan masiv investimesh në infrastrukturë për Rrugët e Mëndafshit nga Azia në Afrikë.