Aleatët e Bashës janë gati të heqin dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor nëse tryeza e reformës zgjedhore do të pasohet me zgjedhje të parakohshme që të mbahen në pranverë.
Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Dashamir Shehi kreu i LZHK-së të ftuar në studion e intervistës në televizionin Ora, me gazetaren Beti Njuma, mbrëmjen e sotme, nënvizuan se nëse zgjedhjet do të bëhen më 2021 atëherë duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor.
Dashamir Shehi: Në shkëmbim të zgjedhjeve të parakohshme që bëhen deri në pranverë do kapërdija dhe këtë sistem. Ky është dhe një lloj kompromisi. Por nëse shkojmë në zgjedhje në 2021 ka ardhur dita që të ndryshojmë sistemin, dhe shumë gjëra.
Duhet t’i hapim rrugë dhe alternativave dhe ideve të reja, dhe ky sistem nnuk lejon hapësira për forca të reja e alternativa të reja.
Mirësetërrijë ky sistem përsa kohë janë zgjedhje të parakohshme, nëse zgjedhjet shtyhen në 2021 gjykoj që opozita ka intersin e vet për të mobilizuar shumë njerëz për të debatuar për sistemin.
Agron Duka: Do ishte mirë ndryshimi i sistemit. Nëse nuk del koha, dhe më problematik për Shqipërinë është zgjidhja e krizës politike atëherë jam dakord që ndoshta i ngelet një periudhe të mëvonshme.
Por nëse zgjedhjet shkojnë në 2021 kemi kohën e mundshme të mund të ndryshojmë sistemin por maxhoranca e Rama e ka në dorë. Nëse duan ta ndryshojnë ose jo, sepse ata e kanë votat.
Dashamir Shehi shkon dhe më tej kur propozon dhe dy lista zgjedhore ndërsa nënvizon vullnetin politik.
Dashamir Shehi: Jam për pastrimin e listave.. Duhet të ketë listë më vete për rezidentët dhe emigrantët në një listë të vecantë. Ne kemi 3.4 milionë njerëz në listë ndërkohë që ne jemi 2.6 milionë banorë. Kjo është qesharake.
Nëse nuk largojmë kallashët nga kutitë, cfarëdolloj sistemi të jetë produkti dihet.
Sa i takon reformës zgjedhore aleatët i bëjnë thirrje Bashës që të ngulë këmbë që të mbarojë në një afat sa më të shkurtër.
Dashamir Shehi: Po të qe për mua e mbaroj në një afat më të shkurtër. Edhe opozita duhe të ngulë këmbë që të bëhet një ditë me parë.
Fakti që nuk merren me ndryshimin e sistemit koha reduktohet përgjysmë. Një pjesë e këtyre problemeve i kemi diskutuar me kohë dhe opozita ka interesin të bëjë presion që të mbyllet sa më parë.
Nuk mbaj mend një komision që të ketë mbaruar punë ditën e afatit. E gjithë kjo mund të bëjë që të dalin të pavlefshme zgjedhjet e parakoshme. Ne si opozitar kemi interes të hyjmë në zgjedhje këtë pranverë deri në verë. Zgjedhjet që mund të bëhen përtej kësaj date nuk janë zgjedhje të parakoshme.
Agron Duka: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme jo vetëm si kërkesë e opozitës por për të sjellë ekuilibra dhe të kalojë në një normalitet jeta politike e ekonomike në Shqipëri.
g.kosovari