Këshilli i Ministrave ka shtyrë datën për aplikimet mbi pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT deri në datën 3 shkurt të këtij viti.
Sipas vendimit të publikuar, kjo shtyrje e afatit bëhet në mënyrë që gara të bëhet më konkurruese duke pranuar edhe më shumë aplikime.
Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse.
Aplikantët që plotësojnë kriteret u nënshtrohen vlerësimit të jetëshkrimit dhe një interviste të strukturuar me gojë.
Data e shpalljes së listës së kandidatëve, që do të kualifikohen për fazën e intervistës, brenda datës 7 shkurt 2020.
Sipas thirrjes aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere:
a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;c) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; ç) ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga institucionet e administratës publike; d) të ketë gradën shkencore “Doktor” në shkencat ekonomike ose ekzakte; dh) të ketë përvojë pune për një periudhë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet;e) të zotërojë gjuhën angleze.