Disa pamje që tregojnë jetën në kushte ekstreme të luanëve në një kopsht zoologjik në Sudan janë bërë virale.
Video e realizuar në parkun Al-Quareshi në Khartoum tregon vizitorët që shohin luanët e uritur, të cilët mbahen në kafaze të pistë.
Duken qartë se sa e hollë është lëkura e tyre dhe gjendja shëndetësore, pasi i duken kockat sikur po “i shpojnë” lëkurën.
Një pjesë e madhe e tyre kanë humbur 2/3 e peshës për shkak të kequshqyerjes.
Javën e kaluar, vdiq një luaneshë në atë kopsht. Luanesha mori lëngje intravenoze për disa ditë, por më vonë vdiq, sipas Brigadier Essamelddine Hajjar, i cili është menaxher në park.
Një fushatë e quajtur #SudanAnimalRescue ka bërë thirrje që luanët ‘të kequshqyer dhe të sëmurë’ të merren nga parku.
Pamje të tmerrshme nga jetesa e luanëve në kopshtin zoologjik on Vidnews.