Frrok Çupi paralajmëroi ngjarje tronditëse dhe shpresëdhënëse në studion e ‘Top Talk’. Ai iu referua partive politike të vendit si anije, duke shtuar se poshtë detit të madh që ata lundrojnë do të ketë zhvillime të rëndësishme. Gjatë viteve të komunizmit e kishim një fajtor thotë analisti, ndërsa në ditën e sotme jemi të gjithë fajtor duke e ndotur demokracinë më shumë se ishte ndotur komunizmi për 40 vite.
“Qeveria që vjen padyshim do ë jetë një qeveri me bazë të gjerë. Ndërkohë duhet të kemi parasysh edhe sfondin kur vendosen këto. Ne ndodhemi në një moment ku zhvillimet tona janë një det i madh, poshtë në det ne kemi zhvillime shumë të mëdha (duke iu referuar politikës).
Presim gjëra nga më të çuditshmet, nga më të rejat, nga më tronditëset ose nga më shpresëdhënëset. Brenda politikës, brenda atyre dy tre anijeve që lëvizin në det (duke iu referuar tre partive kryesore politike në Shqipëri PS-PD-LSI).
Nëse rikthehemi tani në vitet 1991 kur ne e fituam pluralizmin politik dhe demokracinë. Kishim një shans shumë të madh se e kishim një fajtor, dhe fajtorë ishte komunizmi. Ne tani i kemi të gjithë fajtor, domethënë demokracia është ndotur aq shumë sa ishte ndotur komunizmi për 40 vjet”, u shpreh analisti Frrok Çupi.
/a.r