India po shkon drejt një diktature, paralajmëroi sot kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.
“Qeveria indiane e Narendra Modi-t është kujtesë e zhvillimit të Gjermanisë midis viteve 1933 dhe 1945 nga një demokraci liberale në një shtet fashist”, deklaroi Khan në kuadër të samitit të Forumit Ekonomik Botëror.
“Po të isha indian, do të frikësohesha saktësisht si ndodhi në Gjermaninë naziste, kur shënjestroheshin intelektualët, gazetarët dhe njerëzit e zakonshëm”, shtoi Khan.
/a.r