Personat, të cilët janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre si pasojë e rrezikut të jetës nga ndryshimet klimatike, kanë të drejtë për azil, njoftoi sot një organ i OKB-së, ndërsa dha vendim për rastin e një personi, i cili u përpoq të transferohej në Zelandën e Re, sepse shtëpia e tij po fundosej.
Çështja u ngrit nga Ioane Teitiota, banor në ishullin Kiribati, i cili u shpërngul në Zelandën e Re dhe argumentoi se duhej të kishte të drejtën e qëndrimit atje, pasi ndryshimet klimatike po e bëjnë të pamundur jetën në vendin e tij, që po përmbytej si pasojë e rritjes së nivelit të oqeaneve.
Kjo është hera e parë që një organ i OKB-së merr në konsideratë çështjen e të drejtave të azilit, e lidhur me ndryshimin e klimës.
/a.r