Një aksident rrugor me pasojë plagosjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë.
Mjeti tip kamionçin, me drejtues F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, u përplas me një motoçikletë.
Si pasojë u plagos drejtuesi, i identifikuar me inicialet H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe pasagjerja L.S.
Policia ka njoftuar se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/a.r