Një bombë me peshë 250 kilogramë, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, është zbuluar pranë Rotes Rathaus të Berlinit, bashkisë së qytetit, ku ndodhen shtëpitë e kryetarit dhe zyrtarëve të qeverisë lokale, deklaroi sot një zëdhënës i policisë.
Ekspertët e çaktivizimit të armëve janë vendosur në vendin ku u zbulua bomba, që ndodhet pranë sheshit qendror Alexanderplatz në Berlin.
Policia ka bërë të mundur rrethimin e zonës. Zëdhënësi i policisë deklaroi se bomba do të çaktivizohet në vijim.
/a.r