Detaje të reja zbardhen nga krimi që tronditi Tiranën këtë mbrëmje, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu.
“BalkanWeb” raporton nga vendngjarja se viktima ka qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Astirit, kur është thirrur nga një person ende i paidentifikuar.
Viktima Vilson Tafçiu (Noka) jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.
Viktima ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte jetuar në Belgjikë dhe Francë, dhe ishte depërtuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
Sapo 28-vjeçari ka dalë jashtë, është qëlluar disa herë me plumba dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që autori është larguar menjëherë.
Siç raporton për “BalkanWeb” dyshimet e para janë se ngjarja lidhjet me të shkuarën kriminale të viktimës, i cili rezulton se është dëbuar më parë nga autoritetet franceze.
Gjithashtu, gazetarja Lala thekson se Tafçiu ishte akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis, dhe kjo është një tjetër pistë, ku po heton policia.